Skip to content

10 kg mish lope dhe 7 kg fasule për 200 familje të Drenasit

Komuna e Drenas ka shprehur mirënjohje të veçantë për Shoqata “Bereqeti” për kontributin e saj në mbështetje të familjeve në nevojë.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe degën “Bereqeti” në Drenas, është realizuar shpërndarja e ndihmave ushqimore për 200 familje. Secila familje ka përfituar nga 10 kilogramë mish lope dhe 7 kilogramë fasule.

Ky aksion human vlerësohet si një dëshmi e solidaritetit dhe përkushtimit institucional dhe shoqëror për të qëndruar pranë qytetarëve që kanë më së shumti nevojë, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e mirëqenies së tyre.

Nga Komuna është shprehur falënderim për Shoqatën “Bereqeti” për bashkëpunimin dhe angazhimin e vazhdueshëm në mbështetje të komunitetit.

Published inNews