Skip to content

27 vite nga rënia heroike e Halim Bajraktarit, Ramadan Bytyqit dhe Mentor Morinës

Edhe pas 27 vitesh, emrat e tyre mbeten të pavdekshëm në kujtesën tonë, të nderuar dhe të lartësuar përjetësisht për sakrificën në rrugën e lirisë së Kosovës.

Halim Bajraktari – Hoxha ra dëshmor te Guri i Gradinës, së bashku me bashkëluftëtarët Ramadan Bytyqi dhe Mentor Morina.

Te Guri i Gradinës, mbi lagjen Sopi të Llapushnikut, njëra ndër fortifikatat më qëndresëtare të UÇK-së dhe një nga pikat më strategjike të luftës, u vulos akti i tyre i lartë i sakrificës.

Sot, Halimi prehet në kompleksin përkujtimor “Pëllumbat e Lirisë” në Negroc, i përjetësuar me titullin “Dëshmor i Kombit”, ndërsa Ramadani pushon në Varrezat e Dëshmorëve në Morinë dhe Mentori në Varrezat e Dëshmorëve në Kleçkë.

Halim Bajraktari, Ramadan Bytyqi dhe Mentor Morina dhanë jetën për lirinë e Kosovës, duke u bërë pjesë e pavdekshme e historisë dhe kujtesës sonë kombëtare.

Te gurët memorialë mbetet e skalitur dëshmia e sakrificës dhe heroizmit të tyre – kujtim i përhershëm i guximit, përkushtimit dhe dashurisë për atdheun.

Published inNews