Sami Lushtaku, kryetar i Komunës së Drenasit, ka vlerësuar lart figurën e Hashim Thaçi, duke e cilësuar atë si një nga shtyllat kryesore të historisë moderne të Kosovës.
Sipas Lushtakut, presidenti Thaçi përfaqëson një epokë të tërë të shtetformimit, të ndërtuar mbi luftën, sakrificën dhe vendosmërinë e popullit për liri. “Ai është një emër që nuk mund të ndahet nga rrugëtimi i Kosovës drejt pavarësisë,” është shprehur Lushtaku, duke theksuar rolin e tij në luftën çlirimtare dhe në procesin e shpalljes së pavarësisë.
Lushtaku ka kujtuar bashkëpunimin me Thaçin në periudha të ndryshme, si në luftë ashtu edhe në paqe, duke e cilësuar këtë rrugëtim si një përvojë krenarie dhe përkushtimi ndaj vendit. Ai ka theksuar se qëndrimi në “anën e duhur të historisë” lidhet me vlera si dinjiteti, sakrifica dhe e vërteta.
Në fund, ai ka shprehur besimin se historia do t’i vlerësojë ata që i kanë shërbyer vendit me nder, duke bërë thirrje për pritje dinjitoze dhe me kokën lart për figurat që, sipas tij, kanë kontribuar në momentet kyçe të shtetndërtimit të Kosovës.

