Donald Trump ka deklaruar se Irani i ka dërguar SHBA-së dhe Izraelit një plan me 10 pika, të cilin ai e ka cilësuar si një bazë “të zbatueshme” për negociata drejt paqes.
Edhe pse detajet e planit nuk janë bërë publike, Trump theksoi se shumica e çështjeve të mëparshme të mosmarrëveshjeve tashmë janë adresuar mes palëve.
Sipas tij, periudha dyjavore e armëpushimit do të shërbejë për finalizimin dhe zyrtarizimin e marrëveshjes.
“Është nder që ky problem afatgjatë është kaq afër zgjidhjes,” u shpreh ai.

