Është liruar qarkullimi për automjete në autostradën “Ibrahim Rugova”, pas incidentit me zjarr që ndodhi gjatë mesditës së sotme, transmeton DrenicaOnline.
Sipas Policisë së Kosovës, një kamion është përfshirë nga flakët në magjistralen Prishtinë–Prizren, më konkretisht në Duhël.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
“Një kamion është përfshirë nga flakët në Duhël. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Për rastin në fjalë është njoftuar policia si edhe zjarrfikësit, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin”, ka thënë Bytyqi.
Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe pastrimit të rrugës, qarkullimi është rikthyer në normalitet.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar./DrenicaOnline/


