Ilir Gashi pritet të jetë sërish anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Përveç emrit të tij, PDK ka propozuar edhe Rashit Qalajn për këtë institucion, mirëpo ky i fundit ende nuk ka marrë miratimin nga presidentja e vendit.
Sipas burimeve, dilema qëndron te fakti nëse PDK-së i takojnë dy anëtarë në KQZ apo vetëm një.
Lidhur me këtë çështje, presidentja Vjosa Osmani i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për interpretim, në mënyrë që të sqarohet përfundimisht numri i përfaqësuesve që i takojnë kësaj partie në KQZ.

