Një person nga Drenica është përfshirë në një rast të posedimit të paautorizuar të armëve, pasi ka dorëzuar disa armë në stacionin policor në Skenderaj.
Sipas raportit të policisë, rasti lidhet me datën 02 prill 2026 rreth orës 11:00, në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj. Ndërsa më 08 prill 2026, i dyshuari kosovar është paraqitur në stacion policor, ku ka dorëzuar 7 armë, për të cilat nuk posedonte leje.
Policia ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”, ndërsa për zhvillimet është njoftuar prokurori kompetent.
Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

