Skip to content

Humanisti nga Drenica njofton ndërtimin e 10 shtëpive të reja për familjet në nevojë

Humanisti Sefer Demiri ka bërë të ditur nisjen e një aksioni të ri humanitar për ndërtimin e 10 shtëpive të reja, në kuadër të shoqatës “Zarfi i Mërgimtarit”. Ky projekt synon të ndihmojë familjet në nevojë në disa rajone shqiptare.

Sipas njoftimit, shtëpitë do të ndërtohen në tri zona të ndryshme, përkatësisht 3 në Luginë, 3 në Maqedoni dhe 4 në Kosovë.

Sefer Demiri, i cili vjen nga Drenica, është i njohur për aktivitetin e tij humanitar dhe deri më tani ka ndihmuar qindra familje në nevojë.

Në mesazhin e tij, ai ka shprehur falënderim dhe lutje për të gjithë donatorët që kontribuojnë në këto iniciativa, duke kërkuar që ata të shpërblehen me të mira.

Published inNews