Skip to content

Albulena Haxhiu njofton për kohën e varrimit të babait

Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të babait të saj.

Ajo bëri të ditur se ceremonia e varrimit do të mbahet sot nga ora 17:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ku familjarët dhe miqtë do t’i japin lamtumirën e fundit.

Në reagimin e saj, Haxhiu e përshkroi të ndjerin si mbështetësin e saj më të madh, duke theksuar se nuk do ta harrojë kurrë.

“Të dashur miq e familjarë, ju njoftojmë se sot, në orën 17:00, në fshatin Lupç të Podujevës, do t’i japim lamtumirën e fundit babit tonë të dashur. Faleminderit të gjithëve për ngushëllimet në këto momente të rënda. Me mirënjohje të thellë, Familja Haxhiu”, thuhet në njoftim.

Published inNews