Një aksident i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Vermicë–Prizren, ku dy vetura janë përplasur me një arushë gjigante që ishte shfaqur në rrugë.
Si pasojë e aksidentit, të dyja veturat kanë pësuar dëme të mëdha materiale, ndërsa arusha ka ngordhur në vendngjarje.
Lexues të DrenicaOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident.
Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku me kompaninë për largimin e automjeteve të aksidentuara, “Xoni”, e cila ka bërë tërheqjen e veturave dhe largimin e kafshës nga rruga.
Rrethanat e aksidentit mbeten ende në hetim./DrenicaOnline/


