Skip to content

Rrahje me thika dhe shkopinj në Vragoli, përfundojnë në ndalim tre persona

Një përleshje e dhunshme është regjistruar në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, ku tre persona janë përfshirë në një rrahje që ka eskaluar me përdorim të mjeteve të rrezikshme.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kumanovka”, ndërsa rreth orës 17:00 policia ka pranuar informatën për një rrahje në progres.

Siç mëson Sinjali, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy thika dhe tre shkopinj druri, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë përleshjes.

Të gjithë të përfshirët kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Pas ndërhyrjes së policisë dhe konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Sulm” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Rasti është në procedurë.

Published inNews