Një rast i rëndë është raportuar në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete.
Ngjarja ka ndodhur më 14 prill rreth orës 05:30 në rrugën “Rrahman Dini”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të Stacionit “Veriu”, hetuesit dhe forenzika, e më pas edhe njësitet e hetimeve rajonale dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Trupi i pajetë është tërhequr nga IML për procedurat e mëtejshme.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

