Ragip Xhaka, babai i futbollistit të njohur Granit Xhaka, ka bërë të ditur se ka takuar boksierin Altin Zogaj nga Komorani i Drenasit, i cili jeton dhe vepron në Gjermani.
Përmes një postimi, Xhaka tha se me Zogajn kanë biseduar për sportistët shqiptarë, sukseset e tyre, si dhe për rëndësinë e mbështetjes institucionale nga Kosova.
Ai theksoi se janë pajtuar që Ministria e Sportit e Republikës së Kosovës duhet të jetë sa më afër sportistëve shqiptarë, pavarësisht se ku jetojnë dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre sportiv.
Në fund, Ragip Xhaka i ka uruar Altin Zogajt suksese në meçet e ardhshme, duke vlerësuar edhe krenarinë me të cilën ai mban emblemën e UÇK-së në ngjarjet sportive.

