Skip to content

Gazetari ironizon takimin e Bedri Hamzës me kryetarët e komunave të PDK-së: Foto sa 1000 fjalë!

Gazetari Gazmend Morina ka komentuar takimin e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, me kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave që udhëhiqen nga kjo parti, duke ngritur pikëpyetje për mungesën e disa emrave kryesorë.

Morina ka theksuar se ndonëse u tha se Hamza është takuar me kryetarët e komunave të PDK-së, në fakt tre prej tyre kishin dërguar vetëm përfaqësuesit e tyre në takim.

“Foto sa 1000 fjalë! Lideri që s’mundet me i mbledh në takim as kryetarët e pak komunave që i kanë mbet, qysh mundet me kriju front të bashkuar opozitar?”, ka shkruar Morina.

Ai ka përmendur edhe mungesën e disa figurave të njohura të PDK-së në nivel lokal.

“Bedri, ku i ki Shaqen, Samiun e Feritin? Veç mos të thuhet se mungesa e tyre është për shkaqe ‘teknike’, se nuk është e vërtetë”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës, Bedri Hamza kishte njoftuar për takimin përmes një postimi në Facebook, ku tha se në kohë sfidash përgjigjja e tyre është punë dhe koordinim i vazhdueshëm, duke u shprehur se janë të përkushtuar për një Kosovë më të mirë për qytetarët.

Published inNews