Një banor nga fshati Tërstenik i Komunës së Drenasit ka adresuar shqetësimin e tij lidhur me moskryerjen e shërbimeve nga kompania “Pastrimi”, respektivisht mosmarrjen e mbeturinave në lagje tash e dy deri në tri javë.
Sipas ankesës së dërguar, mbeturinat janë grumbulluar dhe po shpërndahen nga qentë endacakë, duke krijuar papastërti dhe rrezik për shëndetin e banorëve.
“Kur ne vonohemi me pagesë, na dërgojnë menjëherë te përmbaruesi, ndërsa vetë nuk e kryejnë shërbimin me javë të tëra”, thuhet në reagimin e banorit.
Banorët kërkojnë reagim urgjent nga kompania përgjegjëse dhe institucionet komunale, në mënyrë që problemi të zgjidhet sa më parë dhe shërbimi i pastrimit të rikthehet normalisht në këtë fshat.

