Skip to content

Arrestohet drenicasi, policia jep detaje

Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi dyshohet se ka shpërfillur urdhrat e gjykatës.

Sipas policies, rasti ka ndodhur më 15 prill 2026 rreth orës 15:30, kur i dyshuari mashkull kosovar, duke mos respektuar vendimin e gjykatës, ka shkuar te shtëpia e bashkëshortes dhe e ka shqetësuar atë.

Pas ndërhyrjes së policisë, i dyshuari është arrestuar, transmeton portali DrenicaOnline..

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente./DrenicaOnline/

Published inNews