Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në fshatin Sveçël, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë.
Si pasojë e përplasjes, lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.
Gjendja e tij shëndetësore, sipas informacioneve të para, nuk dihet ende në detaje.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar në trafik, veçanërisht gjatë lëvizjes në rrugët rurale.

