Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas tragjedisë së rëndë që ndodhi sot në Malishevë, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi humbën jetën dy fëmijë dhe babai i tyre.
Haxhiu ka shprehur dhimbjen e saj të thellë për këtë ngjarje tragjike, duke u solidarizuar me familjen e viktimave.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të një babai dhe dy fëmijëve nga zjarri që ndodhi sot në Malishevë. Në këto çaste të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e viktimave. Ndajmë dhimbjen me ta dhe lutemi që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë”, ka shkruar Haxhiu.

