Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave te zona e njohur si “Kroni i Mbretit”.
Sipas pamjeve që kanë dërguar lexuesit e DrenicaOnline, nga përplasja janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në një veturë, ndërsa ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personave të përfshirë në aksident.
Në vendin e ngjarjes shihet Policia e Kosovës, e cila po merret me rastin dhe po zhvillon procedurat e nevojshme.
DrenicaOnline do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja.


