Skip to content

Drenicasi u shpall ushtari më i mirë i FSK-së për vitin 2026

Pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Elvis Qitaku nga Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë, është shpallur “Ushtari më i mirë 2026” në garën ndërkombëtare të organizuar nga FSK.

Në konkurrencë me 44 garues, prej tyre 22 ndërkombëtarë dhe 22 nga FSK-ja, Qitaku arriti të zë vendin e parë dhe të marrë titullin më të lartë të garës.

Në këtë aktivitet morën pjesë ushtarakë nga SHBA, Italia, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria dhe Kosova.

Garuesit u testuan në disiplina të ndryshme si testi fizik, qitja, navigimi tokësor, ndihma e parë, hedhja e granatës, vëzhgimi i terrenit dhe marshimi.

Ky sukses i Elvis Qitakut konsiderohet krenari për Drenicën dhe dëshmi e përgatitjes së lartë të të rinjve nga kjo trevë në shërbim të vendit.

Published inNews