Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka bërë të ditur se sot ka votuar pro krijimit të Byrosë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë, duke thënë se kjo çështje duhet të bëhet realitet.
Lushtaku ka deklaruar se, sipas tij, pushteti po e shtyn këtë nismë për konsum elektoral, duke akuzuar qeverinë për etiketime të vazhdueshme ndaj kundërshtarëve politikë.
“Dihet që po e bëjnë për konsum elektoral, sepse ky pushtet nuk ka lënë kundërshtar politik pa e etiketu si hajn e kriminel, e të tillë janë vetë”, ka thënë ai.
Megjithatë, deputeti opozitar është shprehur se projektligji ka mangësi të mëdha, por sipas tij, të paktën propaganda e deritanishme politike nuk do të ketë më efektin e njëjtë.
“Projektligji ka mangësi të mëdha, por të paktën propaganda linçuese ndër vite më nuk do t’u pi ujë”, ka deklaruar Lushtaku.

