Skip to content

Demaku: Prilli 1999, muaj i betejave dhe sakrificës

Ish-deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka përkujtuar dëshmorët e rënë më 18 prill 1999, duke e cilësuar prillin e atij viti si një nga muajt më të rëndësishëm të luftës së UÇK-së.

Demaku theksoi se ky muaj u shënua me beteja të mëdha, por edhe me rënien heroike të shumë luftëtarëve të lirisë, veçanërisht nga rajoni i Drenasit, transmeton portali DrenicaOnline.

Ai kujtoi emrat e dëshmorëve të rënë më 18 prill 1999: Azem Hajdari, Halim Bajraktari, Islam Kastrati, Ramadan Bytyqi, Mentor Morina, Mentor Gashi, Mehdi Fazliu, Muhamet Gashi dhe Nuredin Ibishi.

“Kujtimi për dëshmorët tanë është një detyrim i përhershëm”, ka shkruar Demaku./DrenicaOnline/

Published inNews