Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka shprehur ngushëllimet dhe respektin e tij pas ndarjes nga jeta të një oficeri, të cilin e cilësoi si njeri me vlera të rralla dhe koleg shembullor.
Dibrani tha se sot iu dha lamtumira e fundit një oficeri të pathyeshëm, i cili me përkushtimin, ndershmërinë dhe shpirtin fisnik la gjurmë të pashlyeshme në jetën e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin.
Ai theksoi se humbja e tij është e madhe dhe boshllëku i lënë pas do të ndihet gjatë, por kujtimi, vlerat dhe kontributi i tij do të jetojnë përgjithmonë në zemrat e të gjithëve.









