Skip to content

Aksion i madh kundër lojërave të fatit – rreth 20 persona të ndaluar

Një operacion i gjerë policor është duke u zhvilluar sonte në rajonin e Mitrovicës,l përfshirë edhe Skenderajin në kuadër të goditjes së aktiviteteve të paligjshme që lidhen me lojërat e fatit.

Ngjarja ka nisur në orët e mbrëmjes, ndërsa në terren janë angazhuar njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në kuadër të një plani operativ të organizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, e cila po udhëheq aksionin në disa lokacione të rajonit.

Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se deri më tani janë ndaluar rreth 20 persona, të dyshuar për përfshirje në organizimin e lojërave të fatit.

Gjatë operacionit pritet të ketë edhe kontrolle, sekuestrime të pajisjeve dhe masa të tjera procedurale.

Autoritetet ende nuk kanë dalë me njoftim zyrtar, ndërsa aksioni është në zhvillim.

Rasti mbetet në dinamikë.

Published inNews