Skip to content

Qeveria mban premtimin, të hënen ndahen 500 mijë euro pas fitores ndaj Sllovakisë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj që pritet të mbahet të hënen do të ndajë 500 mijë euro shpërblim për Kombëtaren e Kosovës.

Kjo pas fitores historike 4:3 ndaj Sllovakisë në ndeshjen e mbrëmshme. Kjo u bë e ditur nga ana e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

”Mirëmëngjes fitues!Me kërkesë të Kryeministrit, vendimin për ndarjen e shpërblimit prej 500k euro për fitoren e mbrëmshme të Dardanëve do ta kemi gati për miratim të hënën në mbledhje të Qeverisë”, ka shkruar Murati.

Pas fitores ndaj Sllovakisë, Kosova në finalen e play-offit do të luaj kundër Turqisë.

Ndeshja zhvillohet të martën duke filluar nga ora 20:45.

Published inNews