Skip to content

Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se  ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit në kryeqytet të mjeteve bujqësore, përfshirë motokultivatorët, multikultivatorët dhe makineritë e tjera të përdorura për punë bujqësore.

Rama ka thënë se Policia e Kosovës dhe Inspektoriati Komunal do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme dhe do të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj çdo shkelësi.

Ai u ka bërë apel qytetarëve dhe operatorëve të respektojnë këtë vendim për të garantuar sigurinë dhe qarkullimin e rregullt në rrugët e qytetit.

“Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në kryeqytet! Informojmë të gjithë drejtuesit e motokultivatorëve/multikultivatorëve dhe makinerive tjera të destinuara për punë bujqësore se qarkullimi i tyre në kryeqytet është i ndaluar! Policia e Kosovës dhe Inspektoriati Komunal do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme dhe do të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj çdo shkelësi”, ka njoftuar Rama.

Published inNews