Skip to content

Qytetarët protestojnë në Klinë për shkak të vonesave në rrugën hyrëse të qytetit

Dhjetëra qytetarë të Klinës janë mbledhur këtë të hënë në shenjë proteste, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj zvarritjes së punimeve në rrugën kryesore në hyrje të qytetit.

Protestuesit kërkuan përshpejtimin e punimeve dhe përfundimin sa më të shpejtë të projektit, i cili sipas tyre po u shkakton vështirësi të përditshme në qarkullim dhe lëvizje.

Përmes kësaj proteste, banorët e Klinës kërkuan përgjegjësi nga institucionet kompetente dhe zgjidhje të menjëhershme për situatën e krijuar.

Published inNews