Skip to content

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një gruaje të dyshuar, i publikohet video

Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 31 janar 2026, ndërsa hetuesit kanë publikuar edhe një video nga një market ku shihet personi i dyshuar.

Policia, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka ftuar qytetarët që të ndihmojnë me informacione që mund të çojnë në identifikimin e saj, duke kontaktuar numrat zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Published inNews