Një biznes në Skenderaj është mbyllur nga autoritetet komunale, ndërsa pronari ka reaguar publikisht duke ngritur dyshime se vendimi lidhet me qëndrimet e tij politike.
Sipas pronarit të lokalit, mbyllja ka ardhur si pasojë e përkrahjes së tij për Bekim Jasharin. Ai shprehet se vendimi i komunës ka lënë pa punë 10 punëtorë, duke e cilësuar këtë veprim si të padrejtë.
“Faleminderit Komunës së Skenderajt për mbylljen e lokalit. Ky është ‘respekti’ për mbështetjen ndaj Bekim Jasharit, dhe kjo është ajo që ndodhi – mbyllja e lokalit. Me 10 punëtorë të punësuar, edhe një herë faleminderit komunës sonë. Zbatoni ligjin për të gjithë, jo vetëm për ‘Autopjesë Hoti Megi’”, thuhet në reagim.
Deri më tani, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Komuna e Skenderajt lidhur me këto pretendime./JepiZë/

