Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Volljakë të Klinës, ku sipas pamjeve të siguruara nga Gazeta Sinjali, janë përfshirë dy automjete.
Njëra nga automjetet ka përfunduar e rrokullisur. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës, e cila është në vendngjarje dhe pritet të japë një përgjigje zyrtare.

