Kompania “Alfred Fliesen” ka shpallur konkurs për punësimin e pesë mjeshtërve të kualifikuar për angazhim të menjëhershëm në Gjermani.
Sipas njoftimit, kërkohen:
– 2 mjeshtër për pllaka/keramikë (Fliesenleger),
– 2 mjeshtër për glet, gips dhe punime “Trockenbau”,
– 1 mjeshtër për instalime të ujit dhe ngrohjes.
Kusht i domosdoshëm për aplikim është posedimi i dokumentacionit të rregullt që lejon punën në Gjermani.
Të interesuarit që i plotësojnë kushtet mund të kontaktojnë përmes mesazhit privat, ndërsa kompania ka bërë thirrje që të aplikojnë vetëm kandidatët që kanë të drejtë pune në Gjermani.

