Skip to content

Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon këngëtarja Dafina Zeqiri

Pas shpalljes së aktgjykimit për rastin që tronditi opinionin publik, kanë vazhduar reagimet nga figura të ndryshme publike, ndër to edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.

Sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vjet burgim, ndërsa Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm për përfshirjen e tyre në këtë ngjarje të rëndë.

Pas këtij vendimi, reagimeve të mëhershme iu është bashkuar edhe Dafina Zeqiri, e cila përmes rrjeteve sociale ka dhënë një mesazh të shkurtër lidhur me rastin.

Ajo, përmes një postimi në InstaStory, ka theksuar nevojën për standarde të qarta në trajtimin e rasteve të tilla, duke shkruar: “Le të jetë ky standardi”.

Published inNews