Skip to content

Aksident trafiku afër Arllatit, vetura përfundon e rrokullisur në asfalt

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradë, në fshatin Gjergjicë afër Arllatit, ku një veturë shihet e rrokullisur në rrugë pas përplasjes.

Sipas raportimeve të para, nga aksidenti ka persona të lënduar, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Njësitet e Policisë së Trafikut kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin, derisa po hetohen edhe rrethanat që çuan deri te aksidenti.

Published inNews