Skip to content

“Hashim Thaçi do të dalë triumfues”/ Kryetari i PDK-së në Drenas, Petrit Hajdari reagon pas deklaratës skandaloze së Fatos Gecit

Kryetari i PDK-së në Drenas, Petrit Hajdari, ka reaguar pas deklaratës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, e cila ka nxitur reagime të shumta në opinion.

Në reagimin e tij publik, Hajdari ka vlerësuar ish-presidentin Hashim Thaçi si figurë historike të Kosovës, duke shprehur bindjen se ai do të dalë fitues edhe nga procesi në Hagë.

“Hashim Thaçi mbetet një figurë historike e lidhur ngushtë me rrugën e lirisë sonë dhe e fortë përballë çdo kohe. Ai do të dalë triumfues siç ka dalë në çdo betejë, dhe nuk mund të lëkundet nga politika e ditës apo zhurma e çastit”, ka deklaruar Hajdari.

Reagimi i kreut të PDK-së në Drenas vjen në kohën kur deklarata e deputetit Fatos Geci ka shkaktuar debat të gjerë politik dhe reagime nga figura të ndryshme publike.

Published inNews