Skip to content

Durmishi: E kam përzënë personalisht Shkëlzen Gashin nga VV, deformon historinë e UÇK-së

Hysen Durmishi nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj Shkëlzen Gashit, duke thënë se ai është përjashtuar nga kjo lëvizje vite më parë për shkak të qëndrimeve të tij.

Sipas Durmishit, përplasja mes tyre ka ndodhur në vitin 2005, ku siç shprehet ai, “pas një përplasjeje të ashpër, personalisht e kam përzënë nga zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”.

Ai thekson se tendenca e Gashit për të deformuar historinë dhe luftën e UÇK-së ka qenë arsyeja kryesore e përjashtimit të tij nga lëvizja.

Durmishi e ka cilësuar si të papranueshme që ekspozita dhe vepra të tilla të marrin leje dhe mbështetje financiare nga institucionet e Kosovës.

“Deformime të tilla nuk janë thjesht të pavërteta, ato janë fyerje e rëndë për sakrificën tonë dhe vrasje e dytë për të gjithë ata që dhanë jetën për liri dhe çlirim”, ka deklaruar ai.

Published inNews