Skip to content

Daut Haradinaj – Shkëlzen Gashit: Më herët e ke ofenduar UÇK-në, tash po i fyen viktimat e luftës, agjendë e Serbisë

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar lidhur me ekspozitën në shesh të Prishtinës, për Masakrat në Kosovë, ku mes tjerash thuhet se në masakrën e Dubravës janë vrarë 48 shqiptarë të armatosur.

Haradinaj ka thënë se kjo nuk është hera e parë që Shkëlzen Gashi e ofendon UÇK-në, ndërsa tha se një gjë të tillë e ka bërë vazhdimisht përmes mekanizmave shtetërore të udhëhequr nga VV-ja.

Tutje sipas tij shtrembërimi i tillë i fakteve nuk është asgjë tjetër më pak sesa agjendë e Serbisë.

“Mirënjohje për Astrit Gjocin, edhe pse ky turp është vështirë të mbulohet. Ekspozitat e tilla, me vetëdije, kanë për qëllim amnistimin e krimeve makabre të shtetit gjenocidal serb në Kosovë. Nuk është hera e parë që ky autor, përmes mekanizmave shtetërorë të udhëhequr nga partia në pushtet, ofendon UÇK-në, e tash fyen edhe viktimat e lufës. Këto veprime janë të papranueshme, janë një fyerje e rëndë për kujtesën kolektive dhe sakrificën e popullit të Kosovës. Shtrembërimi i tillë i fakteve nuk është asgjë tjetër më pak sesa agjendë e Serbisë”, ka shkruar Haradinaj.

Në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë është vendosur e ashtuquajtura ekspozita “masakrat në Kosovë 1998-1999”. Ekspozita bazohet në librin e Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998-1999”.

Ekspozita në fjalë ka ngjallë reagime e kritika, për shkak se aty ndër tjerash, thuhet se në Masakrën e Dubravës, janë vrarë 48 shqiptarë të armatosur e 58 civilë të paarmatosur. 

Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i Kurtit, në reagim tha se për përpilimin e listës së të vrarëve, janë mbështetur në listën e të vrarëve nga “Libër Kujtimi i Kosovës” i Humanitarian Law Center (HLC), organizatë e udhëhequr nga Natasha Kandiqit.

Published inNews