Skip to content

Jakup Nura publikon foto me Thaçin e Veselin: Dëshmi e angazhimit për liri dhe shtetndërtim

Ish-deputeti i PDK-së dhe bashkëluftëtari i Adem Jasharit, Jakup Nura, ka publikuar një fotografi me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, për të cilën thotë se pasqyron angazhimin e vazhdueshëm para dhe gjatë luftës në Kosovë, transmeton DrenicaOnline.

Sipas Nurës, kjo foto dëshmon organizimin e rezistencës dhe luftës për liri, si dhe përkushtimin e mëvonshëm në ndërtimin e institucioneve dhe krijimin e shtetit të Kosovës.

Ai ka komentuar edhe procesin gjyqësor në Hagë, duke thënë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli po përballen me akuza që i konsideron të trilluara, të pabazuara dhe të dëmshme për Kosovën dhe historinë e UÇK-së./DrenicaOnline/

Published inNews