Skip to content

Lulzim Jashari surprizon bashkëvendasit në Venecia, dhuratë speciale për restorantin e tyre

Lulzim Jashari, djali i komandantit legjendar Adem Jashari, ka vizituar bashkëvendasit e tij në Venecia të Italisë, të cilët së fundmi kanë hapur restorantin e tyre në një nga zonat më të njohura turistike të këtij qyteti.

Bëhet fjalë për Sokol Osmanin nga Prekazi i Epërm dhe Durim Kukiqin nga Tersteniku i Drenasit, dy të rinj që me shumë mund e përkushtim kanë arritur të ndërtojnë biznesin e tyre në zemër të Venecias, transmeton portali DrenicaOnline.

Si dhuratë për hapjen e lokalit, Lulzim Jashari ua dhuroi një pikturë me portretin e babait të tij, heroit Adem Jashari, një simbol i veçantë krenarie dhe respekti për ta.

Sokoli dhe Durimi janë shprehur tejet të lumtur për vizitën e Lulit në lokalin e tyre, duke e falënderuar për mbështetjen dhe nderin që ua bëri me praninë e tij.

Vizita është pritur me emocion dhe krenari nga bashkatdhetarët, ndërsa nuk munguan as fjalët e respektit për familjen emblematike Jashari.

Published inNews