Skip to content

Limaj i del në mbështetje Vedatit: Mos u mërzit, çdo shtëpi e ka “berllogun” e vet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka dalë në mbështetje Vedatit pas kritikave dhe fyerjeve të fundit, duke theksuar se sulme të tilla janë të zakonshme ndaj atyre që i shërbejnë vendit.

“Vedat, mos u mërzit. Çdo shtëpi e ka ‘berllogun’ e vet. Të tillët e kanë në natyrë me fyer e me etiketuar ata që me zemër i kanë shërbyer dhe i shërbejnë atdheut”, ka shkruar Limaj.

Ai ka shtuar se të njëjtat shpifje janë bërë edhe ndaj UÇK-së gjatë luftës dhe vazhdojnë edhe sot, ndërsa ka vlerësuar punën e Vedatit dhe ekipit të tij në përcjelljen e emocioneve dhe dashurisë për shtetin te gjeneratat e reja.

“Vazhdo me kokën lart, jemi krenarë me ju”, përfundon mesazhi i Limajt.

Published inNews