Skip to content

Momenti kur arrestohet personi që kërcënoi Ramush Haradinajn

Korab Bajgora është arrestuar nga Policia e Kosovës në Pejë, pas kërcënimeve ndaj Ramush Haradinajt.

Ai dyshohet se përmes një videoje “live” në Facebook ka fyer dhe kërcënuar rëndë liderin e AAK-së.

Arrestimi është kryer disa orë pas publikimit të videos nga njësitet policore.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Kanosje”.

Hetimet për rastin janë në zhvillim dhe priten veprime të tjera ligjore.

VIDEO

Published inNews