Skip to content

Përvjetor i dhimbshëm, nëna e martirit nderon kujtimin me lot në sy

Në 27-vjetorin e rënies së martirit Islam R. Kastrati, një moment prekës është shënuar në Nekoc, ku nëna e tij, me lot në sy, ka pastruar lapidarin e të birit.

Islam Kastrati, nxënës i shkollës fillore “Bajram Curri”, kujtohet si simbol i sakrificës dhe dashurisë për atdheun.

Ky gjest i nënës pasqyron dhimbjen, por edhe krenarinë për veprën e djalit të saj.

Kujtimi i tij mbetet i gjallë në zemrat e të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësojnë lirinë. Lavdi jetës dhe veprës së tij!

Published inNews