Skip to content

Sonte, drenicasi Florient Neziri ngjitet në ring në një nga meçet më të rëndësishme të karrierës

Boksieri nga Drenica, Florient Neziri, sonte rikthehet në ring në kuadër të eventit “Ring of Fire 22”, ku do të përballet me Patrick Pinkernell në Gjermani.

Përkrahja për Nezirin nuk ka munguar, ndërsa familjarët dhe miqtë e tij kanë bërë thirrje për mbështetje ndaj boksierit shqiptar në këtë duel të rëndësishëm.

“Të shtunën mbrëma në arenën e kampionëve ku djali im Florienti rikthehet në meçin e rëndësishëm të karrierës së tij. Forca Florient. Hajde SHQIPEEEE 🇦🇱🇽🇰🔥”, thuhet në mesazhin mbështetës për boksierin nga babai i tij Isak Neziri.

Meçi zhvillohet në kuadër të mbrëmjes së boksit “Ring of Fire 22”, që mbahet në Gjermani.

Published inNews