Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Fadil Demaku, ka marrë pjesë në promovimin e librit monografik “Komarani – Histori dhe Trashëgimi”, të autorëve Murtez Zogu dhe Nuredin Ibriqi.
Demaku ka bërë të ditur se në këtë aktivitet ka zhvilluar edhe një takim miqësor me personalitete të ndryshme të pranishme në promovim.
“Një kafe me shumë personalitete të nderuara, me rastin e promovimit të librit monografik ‘Komarani – Histori dhe Trashëgimi’”, ka shkruar Demaku.



