Skip to content

Besim Hoxha takon Haki Morinën: Na bashkon synimi për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Besim Hoxha, ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një takim me bashkëatdhetarin dhe ish-të burgosurin politik, Haki Morina.

Hoxha ka theksuar se, ndonëse të dy janë në garë për deputetë, i bashkon i njëjti synim për të mbrojtur dhe avancuar interesat e qytetarëve të Kosovës.

“Sot pata një takim me bashkëatdhetarin dhe ish-të burgosurin politik Haki Morina. Edhe pse të dy në garë për deputet, na bashkon i njëjti synim: të mbrojmë dhe avancojmë interesat e qytetarëve tanë në Kosovë”, ka shkruar Hoxha.

Ai po ashtu ka shpërndarë sloganet e fushatës së PDK-së dhe numrat e kandidatëve në garë.

Published inNews