Skip to content

Pamje ekskluzive: Momenti i arrestimit të Liridon Fetahut në Veternik, i kërkuar për vrasje

Janë publikuar pamje ekskluzive nga momenti i arrestimit të Liridon Fetahut në Veternik, i cili kërkohej nga autoritetet e Danimarkës për vrasje me pagesë.

Pamjet janë siguruar nga Indeksonline dhe tregojnë ndërhyrjen e njësive speciale në realizimin e aksionit.

Në operacion kanë qenë të përfshira njësitë speciale të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me FAST Kosova, të cilat kanë arritur ta lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin.

Sot, Gjykata ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Fetahut, ndërsa ende nuk dihet se kur do të realizohet ekstradimi i tij drejt Danimarkës.

VIDEO

Published inNews