Skip to content

A po bëhet Drenasi nikoqir i një ngjarjeje historike sportive?

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka vizituar Komunën e Drenasit.

Gjatë takimit me zyrtarët komunal diskutuan për zhvillimin e sportit në këtë komunë, duke u ndalur jo vetëm te futbolli, por edhe te shigjetaria, disiplinë për të cilën Drenasi pritet të jetë nikoqir në kuadër të Lojërat Mesdhetare 2030.

Po ashtu, në fokus ishte edhe projekti për ndërtimin e një pishine gjysmë-olimpike.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua fuqizimit të rinisë dhe krijimit të më shumë hapësirave dhe mundësive për angazhimin aktiv të tyre në aktivitete sportive dhe shoqërore.

Ministri Gashani theksoi rëndësinë e investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën sportive, duke vlerësuar bashkëpunimin ndërinstitucional si kyç për përmirësimin e kushteve për sportistët dhe komunitetin lokal.

Në përmbyllje të vizitës, së bashku me kryetarin, ai vizitoi Stadiumi i Qytetit “Rexhep Rexhepi”, ku u njoh nga afër me ecurinë e punimeve dhe rëndësinë e këtij projekti për zhvillimin e sportit në komunë.

Published inNews