Skip to content

Afaristi dhe humanisti Naser Imeri dhuron banesë për një familje në nevojë

Afaristi dhe humanisti vushtrrias, Naser Imeri, pronar i “Arian Company”, ka dhuruar një banesë dy dhomëshe në ndërtim e sipër për një familje nga Obiliqi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Imeri, duke e cilësuar këtë si një nga momentet më të veçanta për të dhe kompaninë e tij.

“Sot ishte një ditë e veçantë për mua dhe për Arian Company. Me shumë respekt dhe zemër të hapur, dhuruam një banesë dy dhomëshe në ndërtim e sipër për një familje nga Obiliqi. Këto janë momentet që i japin kuptim punës dhe sakrificës ndër vite,” ka shkruar ai.

Ai ka theksuar se suksesi merr vlerë të plotë vetëm kur ndahet me të tjerët, duke bërë thirrje për solidaritet dhe ndihmë të ndërsjellë në shoqëri.

Ky gjest është vlerësuar si një shembull i rëndësishëm i humanizmit dhe përgjegjësisë sociale ndaj atyre që kanë më së shumti nevojë

Published inNews