Skip to content

Aksident fatal afër Drenasit, policia del me raport

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjeje ka ndodhur mëngjesin e së hënës në rrugën Drenas–Baicë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 06.04.2026 rreth orës 09:40, ku janë përfshirë një veturë dhe një kamion, të dyja me targa vendore dhe të drejtuara nga meshkuj kosovarë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse.

Raporti i policisë👇

Published inNews