Një aksident trafiku ka ndodhur pak momente më parë në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht në afërsi të “Kroit të Mbretit”.
Sipas informacioneve të para që ka siguruar DrenicaOnline, në aksident janë përfshirë dy vetura.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe autoambulanca, ndërsa raportohet për të lënduar.
Rrethanat e aksidentit pritet të sqarohen nga organet kompetente./DrenicaOnline/

