Skip to content

Aksident trafiku afër Komoranit në orët e para të mëngjesit (Video)

Një aksident trafiku është regjistruar në orët e hershme të mëngjesit në zonën e Kronit të Mbretit, ku janë përfshirë dy vetura.

Pamje nga vendi i ngjarjes janë dërguar nga lexues të DrenicaOnline në të cilat shihen automjetet e dëmtuara pas përplasjes.

Deri në këto momente nuk ka informacione zyrtare për persona të lënduar apo për shkallën e dëmeve materiale.

Policia e Kosovës është kontaktuar për rastin, por deri në publikimin e lajmit nuk ka dhënë ndonjë përgjigje.

VIDEO

Published inNews